Historiati
Sipas shënimeve të Xhafer (Lutfulla) Lutës
Origjina
Shënimet e gjetura para luftës së fundit — 1999 — tregojnë se familja Luta nga Peja daton nga viti 1700 (viti 1300 para igjrit). Tapitë e gjetura në arkivin e Ankarasë dhe të përkthyera në Stamboll — Turqi, tregojnë se kjo familje rrjedh nga një traditë agallarësh.
Pasuria — tokat dhe kullat — sipas tapive janë të regjistruara në emër të Haxhi Ramazan Lutfullës, i cili në Pejë është quajtur Haxhi Ramë Luta. Haxhi Ramë Luta pasurinë e ka trashëguar nga i ati, Ramazan Lutfullahu; lindi në Pejë, me shoqen lindi një djalë — Tahirin — dhe tërë pasurinë ia trashëgon të birit.
Sipas shënimeve të sakta, familja Luta nga viti 1700 e deri në vitin 2013 numëron nëntë gjenerata — të paraqitura të plota në trungun familjar më poshtë.
Kalimi në Bajincë
Në vitin 1923 dy fëmijët — Mustafa dhe Xheladini — e Tahir Haxhi Lutës me familje kalojnë në fshatin Bajincë dhe vendosen në dy kullat ekzistuese. Arsyeja e kalimit në fshat: që t'i mbrojnë kullat dhe 61 hektarë 68 ari 90 m² tokë të mbetur nga politika reformiste sllave.
Pasuria — toka në këtë fshat — u nda në katër pjesë të barabarta vëllezërve: Mustafës, Zenullahit, Avdullahit dhe Xheladinit.
Rrethanat politike
Në vitin 1912 e pas bëhet një kalim në një shkallë të lartë në serbizimin e Kosovës. Para këtij viti populli shqiptar në trojet e veta etnike shekullore, edhe pse nën pushtimin osman turk, nuk u asimilua — i rezistoi atij me një luftë të gjatë shekullore. Populli shqiptar bëri një luftë të dyfishtë: kundër pushtuesve turq dhe kundër infiltrimit e asimilimit që zhvillonin sllavët. Vepra e shkombëtarizimit e filluar me turqit u vazhdua prej serbëve me metoda më të poshtra prej viteve 1912 e tutje; elementi shqiptar ishte kokëçarje për Jugosllavinë. Për këtë qëllim u përdor edhe politika agrare dhe ajo e kolonizimit të tokave shqiptare: me reformën agrare erdhën familje kolonistësh e ua morën shqiptarëve kullat dhe tokat më të mira.
Shtabi madhor ushtarak jugosllav filloi ta zbatojë planin e kolonizimit dhe reformën agrare. Qeveria jugosllave kishte nxjerrë ligje të posaçme, të cilat i konsideronin tokat private si toka shtetërore dhe tapitë e tyre i quanin të pavlefshme; gjithashtu konsiderohej e pavlefshme edhe e drejta e pronësisë që rezultonte nga posedimi i gjatë që shqiptarët kishin mbi tokat e tyre — e drejtë që vlente si titull pronësie sipas ligjeve autonome, zakonisht tapitë. Pra, zotëruesit e tokave zhvisheshin nga e drejta e pronësisë. Këto masa zbatoheshin vetëm kundër shqiptarëve, kurse serbëve dhe malazezëve autoritetet u lëshonin dokumente të reja pronësie, ligjërisht të vlefshme. Tokat e ashtuquajtura shtetërore ndaheshin në sipërfaqe të vogla dhe u jepeshin kolonistëve — ardhacakëve serbë dhe malazezë.
Për sa i përket reformës agrare, qëllimi i saj ishte i njëjtë me atë të kolonizimit, duke ndryshuar vetëm metodën e zbatimit. Në Kosovë u krijua një raport i ri feudal ndërmjet sllavëve shfrytëzues dhe shqiptarëve të shfrytëzuar. Populli shqiptar i Kosovës kolonizimin dhe reformën agrare i quajti plaçkitje shtetërore serbe. Në vitin 1920 qeveria jugosllave nxori Rregulloren e kolonizimit, në bazë të së cilës caktoheshin tokat për kolonizim; gjithsej në Kosovë u morën 225.397 hektarë tokë. Kjo rregullore jepte mundësi të grabiteshin trojet etnike shqiptare. Në Pejë kanë qenë 11 koloni të mëdha dhe 34 të vogla.
Udhëheqja jugosllave, e nxitur nga qëllimi shovinist, nuk u ndal me kaq — filloi politikën e turqizimit të masave shqiptare, ku u përdorën dy forma kryesore: e para, regjistrimi i shqiptarëve në kombësi turke me rastin e regjistrimeve të përgjithshme të popullsisë; e dyta, imponimi i heqjes së kombësisë shqiptare dhe zëvendësimi i saj me atë turke. Duke synuar pakësimin e masës shqiptare, organet shtetërore ndoqën vazhdimisht politikën e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi. Për ta realizuar këtë, praktikuan një kompleks masash: UDB-ja bënte drejtpërdrejt presione me pretekste të trilluara, me qëllim që jetesa në vendlindje t'u bëhej e padurueshme.
Përveç terrorit dhe masakrave, organet e UDB-së — për t'i detyruar njerëzit të shpërngulen për Turqi — i burgosnin, i rrihnin me shufra gome, i lidhnin gjysmë lakuriq për drunjsh, me akuza të rreme, duke i frikësuar ose duke u bërë presion të drejtpërdrejtë me akuzën si antijugosllavë dhe për mosdorëzimin e armëve të fshehura.
Si rezultat i gjithë këtyre masave të pushtetit jugosllav, shpërnguljet e shqiptarëve për në Turqi u bënë masive: nga Peja, vetëm në janar të vitit 1956, u shpërngulën 30 familje — u nisën me lotë mallëngjyese, lamtumirës së fundit për vendlindjen e shtrenjtë. Shpërnguljet e masave shqiptare dalin qartë nga gazeta turke e asaj kohe Xhumhurjet, e datës 06.04.1957, ku thuhet se 200.000 frymë emigrantë të ardhur nga Kosova janë vendosur në vilajetin Mush.
«A thua do të vijë dita që të flitet lirisht gjuha e kombit tim në viset tona etnike… Duhet ta dinë se populli nuk shitet në treg; e drejta, herët a vonë, do të fitojë.»
UDB-ja përdori edhe mjete më të poshtra e çnjerëzore ndaj grave të disa familjeve: p.sh. në vitin 1953 oficeri i UDB-së në Pejë, Dragutin Dopçiq, me forcë, natën ia merr vajzën një fshatari N.N. nga Dobërdoli; pasi e përdhunoi për një kohë dhe e la shtatzënë — me qëllim që kjo familje të diskreditohej e poshtërohej edhe më shumë — e detyroi të atin e saj që vajza ta lindte fëmijën në shtëpinë e tij.
Barbarizmat e periudhës nëntor 1955 – prill 1956 mund të krahasohen me krimet më të shëmtuara mesjetare për ta mposhtur e nënshtruar popullin e robëruar; në epokën tonë ato mund të quhen ndër krimet më të mëdha të shekullit.
Shovinistët serbë nuk u ndalën me kaq, por vazhduan të njëjtën metodë si më parë — me terrorizëm, masakrime, përdhunime, vrasje, plaçkitje, kallje të shtëpive dhe dëbim të popullit nga vatrat e veta etnike. Për këtë arsye shovinistët e Millosheviqit haptas filluan luftën e fundit 1998–1999 në Kosovë, e cila qe ndër më të shëmtuarat — barbare — në historinë e njerëzimit.
Bota — e sidomos SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian — duke parë luftën jo të barabartë në mes të Serbisë dhe Kosovës, morën vendim që NATO-ja ta bombardonte Serbinë dhe t'i ndiqte kriminelët — ushtrinë, policinë dhe paramilitarët — nga trojet e Kosovës; bashkë me ta ikën edhe bashkëpunëtorët e tyre dhe e lanë Kosovën shkrumb e hi.
Nga kjo afër politike diskriminuese sllave, e ushtruar nga serbët e malazezët në periudhën 1912–1936, nuk u kursye as familja Luta nga Peja — së cilës iu kolonizuan kullat dhe pasuria, tokat.
Pasuria dhe kolonizimi
Tahir Ramë Luta trashëgoi pasurinë nga i ati, Haxhiu: katërmbëdhjetë (14) kulla dhe 202 hektarë 11 ari 26 m². Nga kolonizimi shpëtuan tre (3) kulla në Pejë, si dhe dy kulla e 61 hektarë 69 ari 48 m² në fshatin Bajincë.
| Vendi | Kulla | Sipërfaqja | Pronë shtetërore | Ndarë kolonistëve |
|---|---|---|---|---|
| Pejë | 3 | 31h 31a 78m² | 31h 31a 77m² | — |
| Sigë | 9 | 79h 47a 74m² | 25h 80a 75m² | 53h 66a 97m² |
| Brestovik | — | 5h 17a 61m² | 3h 56a 01m² | 1h 61a 60m² |
| Novosellë | — | 3h 91a 11m² | 3h 91a 11m² | — |
| Qungur | — | 8h 05a 93m² | 8h 05a 93m² | — |
| Pozharë | — | 5h 67a 68m² | — | 5h 67a 68m² |
| Bajincë | 2 | 68h 49a 41m² | 6h 79a 93m² | — |
| Gjithsej | 14 | 202h 11a 26m² | 79h 45a 53m² | 60h 96a 25m² |
Me reformat e viteve 1920 dhe 1936 u kolonizuan dhe u regjistruan si pronë shtetërore katër kulla dhe 79h 45a 53m²; kurse pesë kulla dhe 60h 96a 25m² u kolonizuan dhe iu ndanë familjeve kolonistëve. Nga kjo politikë shpëtuan pa u kolonizuar tre kulla në Pejë dhe dy kulla e 61h 69a 48m² në fshatin Bajincë.
Me reformën e vitit 1920 u kolonizuan dhe u regjistruan si pronë shtetërore — pa kurrfarë dëshmie a dokumentacioni — fushat në Pejë 31h 31a 78m² (Gradinat: objektet e ish-fabrikës së autopjesëve, fabrika e biçikletave dhe e akumulatorëve deri te tyrbja e sotshme dhe Krygllavat), në fshatin Qungur 8h 05a 93m², në Brestovik 3h 56a 01m², në Novosellë 3h 91a 11m² dhe në Bajincë 6h 79a 93m² — gjithsej 53h 64a 76m², të cilat pastaj iu ndanë kolonistëve ardhacakë serbë e malazezë.
Me reformën agrare të vitit 1936, datë 22 gusht, nr. 2010, pasuria u kolonizua në dy mënyra: e para — merrej pasuria dhe regjistrohej si pronë shtetërore; e dyta — u ndahej kolonistëve, familjeve serbe e malazeze, të cilëve u lëshoheshin dokumente valide dhe pasuria regjistrohej si pronë e tyre.
Regjistri i plotë i kolonizimit — parcelat dhe 11 familjet
Të regjistruara si pronë shtetërore, në Sigë: katër (4) kullat — parcelat nr. 169 (11a 69m²), 192 (14a 77m²), 201 (11a 28m²), 202 (01a 92m²), gjithsej 39a 66m². Livadhe — parcelat nr. 31, 32, 37, 126, 131, 148, 175, 180, 182, 186, 212, 230, 302, 303, 315, 320, 323, 330, gjithsej 17h 26a 66m². Ara — parcelat nr. 33, 43, 41, 93, 121, 127, 129, 166, 193, 204, 315, 316, gjithsej 7h 85a 31m². Pemishte — parcela 191 (29a 14m²). Gjithsej 25h 80a 77m².
Mënyra e dytë: u kolonizuan dhe u regjistruan në emër e mbiemër, fshatrave të Sigës, Brestovikut dhe Pozharit, si vijon:
1. Spasoje Jashoviqi nga Siga. Kulla me oborr e pemishte: parcela nr. 202 (20a 92m²). Livadhe: parcelat nr. 21, 32, 161, 304, 315, 320, 328, 330. Ara: parcelat nr. 33, 120, 121, 203, 204, 316, 319. Gjithsej 10h 37a 30m².
2. Jovan Dashiqi nga Siga. Kulla me oborr e pemishte: parcela nr. 201 (11a 26m²). Livadhe: parcelat nr. 43, 84, 306. Ara: parcelat nr. 21, 166, 206. Gjithsej 3h 92a 91m².
3. Radosav Jashoviqi nga Siga. Livadhe: parcelat nr. 87, 125, 126. Ara: parcelat nr. 212, 302. Gjithsej 2h 78a 04m².
4. Radosh Jashoviqi nga Siga. Livadhe: parcelat nr. 152, 234. Ara: parcelat nr. 175, 321. Gjithsej 3h 26a 28m².
5. Llazar Jashoviqi nga Siga. Kulla me oborr e pemishte: parcela nr. 192 (14a 77m²). Livadhe: parcelat nr. 127, 131. Ara: parcelat nr. 129, 176, 190. Pemishte: parcela nr. 191. Gjithsej 6h 61a 13m².
6. Boshko Kadoviqi nga Siga. Kulla me oborr e pemishte: parcela nr. 189 (11a 69m²). Livadhe: parcelat nr. 93, 94, 147, 148, 186. Ara: parcelat nr. 41, 95, 180. Pemishte: parcela nr. 182. Gjithsej 6h 70a 77m².
7. Tomo Boshkoviqi nga Siga. Livadhi: parcela nr. 158 (79a 66m²).
8. Angjellko Jashoviqi nga Siga. Kulla me oborr e pemishte: parcela nr. 232 (80a 06m²). Livadhe: parcelat nr. 55, 63, 113, 296, 325, 327, 891. Ara: parcelat nr. 114, 150. Vreshta: parcelat nr. 251, 253. Gjithsej 11h 92a 45m².
9. Millovan Bukumuriqi nga Siga. Livadhi: parcela nr. 158 (71a 66m²).
10. Millan Stankoviqi nga Brestoviku. Livadhe: parcelat nr. 167, 169. Kullosa: parcela nr. 168. Gjithsej 1h 65a 60m².
11. Mihajllo Shaliqi nga Pozhara. Livadhi: parcela nr. 94 (5h 67a 68m²).
Gjithsej u kolonizuan pesë (5) kulla e 53 hektarë 66 ari e 97m² në fshatin Sigë.
Dokumenti origjinal — vendimi i reformës agrare i vitit 1936 — gjendet te Xhafer Luta në Pejë.
Trungu i familjes
«Sipas shënimeve të sakta, familja Luta nga viti 1700 e deri në vitin 2013 numëron nëntë gjenerata» — me shtesa deri në vitin 2021.
Kliko mbi çdo emër për fotografinë, datat, familjen dhe jetëshkrimin.